SHBA kundër, PDK thirrje deputetëve ta votojnë projektligjin për vlerat e UÇK-së

Aktuale

SHBA kundër, PDK thirrje deputetëve ta votojnë projektligjin për vlerat e UÇK-së

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 10:46
Kuvendi i Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që sot ta votojnë projektligjin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që deputetët ta gjejnë forcën e të votojnë projektligjin në fjalë.

“Uroj që deputetët të gjejnë forcën sot, përkundër presionit, ta njohin ligjërisht vlerën më sublime të popullit tonë!”, ka shkruar ajo, shkruan në Facebook.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, ditë më parë ka treguar detaje në takimet që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett duke thënë se ambasadori ka kundërshtuar vetëm nenin 5 dhe nenin 9.

Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

“Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat