Në Spitalin në Vushtrri pesë pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë

Aktuale

Në Spitalin në Vushtrri pesë pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri po trajtohen 50 pacientë për COVID-19, prej tyre 45 të konfirmuar pozitivë e pesë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët pesë janë në gjendje më të rëndë, një i intubuar dhe katër me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 30 pacientë.

Nga stafi mjekësorë janë të konfirmuar me koronavirus nëntë persona, tetë prej tyre infermierë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat