Ja kush ia shuan shpresat Ramush Haradinajt për President, zbulohet shantazhi ndaj LDK-së - Bota Sot
Ja kush ia shuan shpresat Ramush Haradinajt për President, zbulohet shantazhi ndaj LDK-së

Aktuale

Ja kush ia shuan shpresat Ramush Haradinajt për President, zbulohet shantazhi ndaj LDK-së

Nga: P.R Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:01
Ramush Haradinaj

Analisti dhe opinionisti i njohur, Fatmir Bajraj ka komentuar veprimin e fundit nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili haptas shpalli kandidaturën për president të vendit.

Bajraj shkruan se Ramush Haradinaj përmes shantazheve ndaj LDK-së, synonte që të arrinte qëllimet e tij.

“Përmes shantazhimit të Kryemnistrit Hoti dhe të vetë LDK-së dhe lidershipit të saj, akademik Isa Mustafa, z.Haradinaj bëntë vërejtje këtij procesi i cili ishte e drejtë ekskluzive e Kryeministrit Hoti, një drejtë e sanksionuar me Kushtetutën e Republikes së Kosoves, por edhe me Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese si gardian e kushtetushmërisë dhe interpretues i fundit i Kushtetutës së Republikës së Kosoves”, shkruan ndër tjerash Bajraj.

Image
Fatmir Bajraj

Postimi i plotë nga Fatmir Bajraj:

Çjerr maskën AAK-ja me kandiadaturën e Ramushit për President !

Edhe pse është "lexuar" qartësisht synimi dhe tendenca e AAK-së, dhe e vetë liderit të saj, Ramush Haradinaj, ambicia për "rritje pazari" ndaj partnereve të koalicionit qeverisës me kërkesat absurde ndaj LDK-së në lidhje me dialogun dhe mosbesimin që ky dialog të drejtohet dhe menagjohet nga Kryeministri Hoti dhe kordinatori shtetëror, Dr.Skender Hyseni, duke akuzuar LDK-në dhe Kryeministrin Hoti për "privatizim" tër procesit dhe lënjën jasht të AAK-së dhe Ministrit të saj n'Qeverinë Hoti.

Dhe këtë kishte synimin Ramush Haradinaj!

Përmes shantazhimit të Kryeministrit Hoti dhe të vetë LDK-së dhe lidershipit të saj, akademik Isa Mustafa, z.Haradinaj bënte vërejtje këtij procesi i cili ishte e drejtë ekskluzive e Kryeministrit Hoti, një drejtë e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si gardian e kushtetutshmërisë dhe interpretues i fundit i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

LDK-ja, dhe Kryeministri Hoti, në lidhje me dialogun, nuk kishte shkelë marrëveshjen për bashkëqeverisje me partnerët, sikurse nuk kishte shkelë as Kushtetutën e Republikës së Kosovës, zatën nuk do duhej të shkilte ato, vetëm që t'i plotësonë egot e Ramushit dhe të AAK-së për pushtet, dhe kjo s'do ndodhë me LDK-në dhe me Kryeministrin Hoti, përfundimisht.

Ramushi sillet sikur padron i Dialogut Kosovë Serbi !

Kosova s'mund t'i thot jo dialogut me Sebinë, s'mund t'i thot jo Uashingtonit dhe as Brukselit, sikurse nuk mund t'i mbaj leksione BE-së, siç kërkon Ramushi dhe as Uashingtonit, siç kërkonte ish Kryeministri Kurti, andaj, atje duhet shkuar me platformën e Kosovës (Kushtetuta e Kosovës) dhe me synimin e përmbylljes së dialogut politik me njohje reciproke, dhe as më pak dhe as më shumë.

Se kush përfaqëson Brukselin dhe kush Uashingtonin, neve kemi preferencat dhe dëshirat tona, por vendimmarrja u takon këtyre qendrave të vendosjes dhe jo neve si shtet i Kosovës.

Kandidatura e Ramushit për president ; "lindje e parakohshme" !

Konform Ligjit Zgjedhor, ligjeve pozitive dhe vetë Kushtetutës së Kosovës, Presidenti i vendit duhet të ketë mbështetje politike-parlamentare, një mbështetje solide e cila kalon 50%+1 (61 vota) në raundin e tretë të votimit, por me parakushtin esencial, atë të prezencës fizike dhe aktive të mbi dy të tretave të Parlamentit, pra mbi 81 deputet në sallë, gjë që nuk është rasti me koalicionin qeverisës aktual të cilet mezi kanë një shumicë të thjesht parlamentare, që presupozon nëvojen imediate të sigurimit të mbështetjes së mbi 81 deputetëve n'Parlament, pra edhe të ndonjë subjekti opozitar ( PDK, LVV), mbeshtetje kjo e cila nuk epet dhe sigurohet blanko pa ndonjë rikonfigurim të koalicionit qeverisës dhe dizajnimit ndarjes së pushteteve konformë fuqisë politike, fuqi kjo e cila nuk i jep luksin dhe komoditetin AAK-së dhe liderit të saj, z. Haradinaj për pozitën e Presidentit të Republikës.

Kandidimi i z.Hardinaj nga ana KD të AAK-së, ambicie dhe dëshirë me shanset zero!

Janë tri subjekte politike me fuqinë e numrave në Parlament të cilat e lënë mbrapa AAK-në, e z.Haradinaj, subjekte këto të cilat në asnjë rrethanë, nuk do t'i "dhuronin" AAK-së, pozitën e Presidentit të vendit me voten e tyre, pavarësisht dëshirës së z.Haradinaj dhe të AAK-së, dëshirë kjo e cila në rrafshin figurativ mund të quhet ; "ëndërr me sy qelë" !

AAK-ja dhe lideri i saj, z.Ramush Hardinaj, duhet të ulën n'tokë dhe të mos e mbivlerësojnë vetëvetën, kështu që ambiciet e tyre duhet të jenë ekuivalente me fuqinë e numrave në Parlament, bazë kjo e cila derivon kalkulimet për pushtet të subjekteve politike të cilat poashtu "luftojnë" për pushtet, pra të jetë më racionale dhe konstruktive karshi partnerëve të koalicionit qeverisës.

Momentumi dhe konteksti aktual politik në vend, imponon për President një figurë konsensuale përfaqsuese, me gjasë jashtë partive politike parlamentare, qoftë kjo figurë nga bota akademike, përkatsisht ; e dijes dhe shkencës, e cila do kishte besimin dhe mbeshtetjën e klases politike në radhë të parë, pastaj edhe të shoqërisë civile dhe qytetarëve të vendit.

Një figurë e tillë, do të unifikonte spektrin politik i cili tanimë është i fragmentarizuar dhe i politizuar skajshmerisht, dhe në dëmë të Kosoves dhe proceseve komplekse nëpër të cilat po kalojmë si shtet dhe shoqëri.

Konsensusi i klases politike për dialogun dhe konsensusi nacional përtej saj,edhe në rastin e zgjedhjes së Presidentit, është çelësi dhe garanti i suksesit, për çfarë duhet t'punojmë të gjithë pa dallim në këto kohë të thyerjeve të mëdha nacional-historike për fatin e vendit, për çfarë do n'a mbajnë përgjegjës brezat që vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat