Media amerikane: Ja pse Trump po kërkon sukses në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Media amerikane: Ja pse Trump po kërkon sukses në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:22
Trump dhe Grenell

Ftesa e të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, për një takim më 2 shtator në Uashington, ka marr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ky takim është duke u konsideruar si poenë politik i Donald Trumpit për t’i fituar sërish zgjedhjet në Amerikë në nëntor të këtij viti. Kjo sipas një studiuesi të marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën e Mendimit të Politikës së Jashtme të Shkollës së Londrës për Ekonomi, Vuk Vuksanoviq, që ka analizuar takimin që pritet të mbahet, me një artikull në “Bloomberg”.

Serbia dhe Kosova kanë pranuar një ftesë nga i dërguari i Presidentit, Donald Trump për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm edhe pas përpjekjeve të Bashkimit Evropian e cila udhëheq përpjekjet e armiqve të luftës, në mes të këtyre përpjekjeve ndërmjetësues është edhe ShBA-ja, nis shkrimi i këtij mediumi.

“Bloomberg” shkruan se “Richard Grenell, njeriu kryesor i Trumpit për rajonin, ka caktuar takimin me 2 shtator, pas më shumë se dy muaj nga përpjekja e fundit për një takim të tillë i cili dështoi me ftesën që iu bë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale e Kosovës për krime gjatë luftës. Zyrtarë të këtyre shteteve u mblodhën më vonë në Bruksel për të filluar bisedimet ku kishin ngecur me ç’rast të dy palët e konsideruan atë takim “të vështirë”. Ata pritet të takohen sërish nën kujdesin e BE-së më 7 shtator”.

“Trump është duke kërkuar që të shënojë sukses në politikat e jashtme sepse shanset e tij për tu rizgjedhur janë tejet të vogla shkaku i pandemisë” ka thënë Vuk Vuksanoviq, një studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën e Mendimit të Politikës së Jashtme të Shkollës së Londrës për Ekonomi. “Ai po përpiqet që të marr më shumë pikë”, kjo është duke ndodh pasi që edhe të enjten njoftoi për marrëveshjen në mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shumica e shqiptarëve të Kosovës po kërkojnë njohjen si një shtet sovran pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas bombardimeve të NATO-së të udhëhequr nga ShBA-ja, që i larguan trupat serb nga territori i Kosovës. Ndërsa Serbia është zotuar të mos heqë dorë kurrë nga ajo që e konsideron zemrën e saj historike, e cila përfshinë vendet e lashta të shenjta të Kishës Ortodokse Serbe.

Të dyja vendet synojnë të anëtarësohen në BE por duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet për t’u kualifikuar për anëtarësim në bllokun më të madh tregtar në botë.

Fokusi ekonomik

“Serbia nuk është në gjendje të tërhiqet nga bisedimet”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq disa orë pasi Grenell bëri ftesën për takimin. Ky takim ka për qëllim “hapjen ekonomike, rrjedhën e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, ka thënë thënë ai.

Ndërsa nuk ka asnjë koment nga homologu i tij i Kosovës, presidenti Thaçi, i cili planifikon të tërhiqet nga bisedimet nëse aktakuza për krime lufte konfirmohet, kurse Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat