Nasim Haradinaj: Kështu do t’i reagoja Vuçiqit nëse do të më pyeste a di serbisht

Aktuale

Nasim Haradinaj: Kështu do t’i reagoja Vuçiqit nëse do të më pyeste a di serbisht

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:35
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj në studio televizive tregon se si do ta shante Vuçiqin, nëse ai do ta pyeste se a di të flasë serbisht.

Përfaqësuesi i OVL’së së UÇK‘së, Nasim Haradinaj, në Frontal, ka treguar se si do të reagonte nëse do të përballej me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, e ai do ta pyeste “A flet serbisht”, siç e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti.

Sipas Haradinajt, Vuçiq do të tregohej më i kujdesshëm me të, po ta kishte përballë në vend të Hotit.

“Mas pari nuk do të ishte ai reagimi i Vuçiqit para meje. Do të ishte më i kujdessshëm. Vuçiqi kur e ka para vetës një njëri që ka bërë për vendin e vet, do të kishte krejt tjetër sjellje”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve të UÇK’së.

E po të vinte rasti ta pyeste Vuçiq, Haradinajn se a di serbisht, ai thotë se do ta shante.

“Vuçiq i ka njerëzit këtu brenda, krejt  na njeh. Prandaj po them se mu nuk më kish pyet a di shqip [e thotë në serbisht]”.

“Ma të butën që ia kisha thënë është ‘a di ti shqip?’, e ma e vështira do të ishte ‘pyete nënën tënde’ [e thotë në serbisht]. E kisha thënë edhe shko në *** të nënës [e thotë në serbisht]”, ka thënë Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat