​Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 150 milionë euro - Bota Sot
​Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 150 milionë euro

Aktuale

​Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 150 milionë euro

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:24
Kuvendi i Kosovës

Me 86 vota për është ratifikuar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën, në vlerë prej 46 milionë euro.

Marrëveshja e radhës është mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, në vlerë prej 100 milionë euro me afat 15 vjeçar.

Ajo është përkrahur me votë nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Por, ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat