Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Rrahman Paçarizi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Ai ka kritikuar deputetët se kanë humbur pesë muaj për ta votuar Ligjin për Pandeminë, i cili u miratua sot në Kuvend, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Votojeni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike e mos na lodhni me pallavrat "jo na e kemi bë, jo ju e keni bë".
Pesë muaj i keni humbë për ta votuar sot Ligjin për Pandeminë e 5 të tjerë i keni humbë për t’i ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare.
Kush i kompenson ata pesë muaj ose nja dy muaj që keni me e zhagitë këtë ligj e në fund me e votu?