144 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale

144 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Nga: Bota sot Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur edhe 9 persona nga Koronavirusi.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se po ashtu janë regjistruar edhe 145 raste të reja të infeksionit.

Ndërsa janë shëruar 144 pacientë. Deri tani janë shëruar 6.961 persona, përcjell Bota sot.

Numri total i viktimave nga Covid-19 ka arritur në 390, derisa numri i rasteve aktive është 3.924.

Njoftimi i plotë:

144 TË SHËRUAR DHE 145 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat