Njoftim i rëndësishëm për ata që nuk kanë marrë ende 130 eurot nga Pakoja Emergjente

Aktuale

Njoftim i rëndësishëm për ata që nuk kanë marrë ende 130 eurot nga Pakoja Emergjente

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përmes një postimi të bërë në FB ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për masën Nr. 15 të Pakos Emergjente Fiskale.

Sipas njoftimit të ministrit Reçica, të gjitha familjet që kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro dhe që ende nuk i kanë marrë ato, mund të ankohen në të gjitha Qendrat për Punë Sociale pranë Komunave të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS) njofton të gjithë familjet dhe qytetarët, se nga sot me datë 17 gusht 2020, në të gjitha Qendrat për Punë Sociale pranë Komunave të Republikës së Kosovës, ka filluar procesi njoftues dhe ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale”

“Të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi”, ka shkruar Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat