Drejtori i Emergjencës në QKUK infektohet me COVID-19

Aktuale

Drejtori i Emergjencës në QKUK infektohet me COVID-19

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vet Lenjani i cili tha se në fillim nuk kishte pasur fare simptoma të virusit.

“Në fillim nuk kemi pasur asnjë simptomë. Pas testimit kemi rezultuar pozitivë unë, gruaja dhe djali”, ka thënë Lenjani në RTK.

Ai tha se gjendja shëndetësore e tij dhe e familjarëve të infektuar është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat