Reagon edhe Jakup Krasniqi: Të ndërtohet rruga pranë Manastirit të Deçanit

Aktuale

Reagon edhe Jakup Krasniqi: Të ndërtohet rruga pranë Manastirit të Deçanit

Nga: N.Sh Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:19
Jakup Krasniqi

Edhe Jakup Krasniqi ka reaguar pas ndalesës së punimeve të rrugës Deçan-Plavë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo rrugë duhet të ndërtohet, pasi ajo rrugë ishte aty denbabaden.

Sipas tij, ajo rrugë është më e vejtur se Kisha që gjendet në Manastir.

Shkrimi i plotë:

Shkurt:

Kush hapë një rrugë, hapë mundësi të reja për njerëzit

Rruga që po ndërtohet në afërsi të Kishës së Deçanit, e njohur botërisht si Manastiri i Deçanit, hap mundësi të reja për të parët e vetë kishës, një mundësi më të madhe për vizitorët e saj dhe një lehtësim për jetën e qytetarëve që jetojnë e bashkëjetojnë në atë pjesë të Dukagjinit.

Njerëzit e urtë e sidomos të parët e fesë, cilado qoftë ajo, duhet të jenë për perspektivën e jetës për njerëzit e jo për ngulfatjen e saj dhe pengimin e zhvillimit të cilitdo vend. Kushdo që bëhet pengesë për rrugën, ai rrënon urat e miqësisë e të bashkëpunimit!

Rruga duhet të ndërtohet, se ajo aty ishte denbabaden për të lehtësuar jetën e njerëzve e assesi për të penguar e armiqësuar njerëzit e besimeve apo të kombeve të ndryshme. Madje, pa atë rrugë, që ishte e është më e vjetër se vetë kisha, as kisha nuk do të ishte aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat