Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale Abdullah Zenelin

Aktuale

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale Abdullah Zenelin

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 16:02
Foto nga dekorimi

Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave edhe për shkrimtarin Abdullah Zenelin.

Thaci përmes një statusi në Facebook, ka vlerësuar kontributin e Shtëpisë Botuese “Buzuku, duke e cilësuar si pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve.

Ky është statusi i tij i plotë:

Me rastin e 30-vjetorit të veprimtarisë botuese, sot dekorova z. Abdullah Zeneli me Medaljen Presidenciale të Meritave. Shtëpia Botuese “Buzuku” ishte pioniere e botimeve pas rënies së sistemit monist në Kosovën e para 30 vjetëve.

Abdullah Zeneli vazhdon të kontribuojë në botimin e letërsisë cilësore, të huaj dhe kombëtare. I uroj shumë suksese në këtë veprimtari fisnike!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat