Miftaraj: Që nga marsi, policia ka arrestuar qytetarët në mënyrë arbitrare

Aktuale

Miftaraj: Që nga marsi, policia ka arrestuar qytetarët në mënyrë arbitrare

Nga: A.Zh Më: 20 gusht 2020 Në ora: 22:20
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për Ligjin COVID-19 dhe vendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin çështjet penale që janë proceduar në bazë të vendimeve të qeverive Kurti dhe Hoti kanë qenë kundër kushtetuese dhe të jashtëligjshme.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës, që nga muaji mars, në mënyrë sistematike ka arrestuar qytetarë në mënyrë arbitrare dhe ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Rastësi apo koordinim që në të njëjtën ditë të merren këto vendime?”, ka pyetur ai në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij:

Sot Presidenti dekretojë Ligjin COVID-19.

Sot Gjykata Supreme lëshoj mendim juridik se krejt çështjet penale që janë proceduar në bazë të vendimeve të qeverive Kurti dhe Hoti kanë qenë kundër kushtetuese dhe të jashtëligjshme.

Gjykata Supreme vendosi 100% sipas rekomandimit të IKD-se, të lëshuar ne mars 2020. Vetëm se vendosi 5 muaj me vonesë.

Rastësi apo koordinim që në të njëjtën ditë të merren këto vendime? Normal koordinim 100% politikë dhe gjyqësor.

Sot me vendim të Gjykatës Supreme u vërtetu se prej muajit mars deri me sot, shteti në mënyrë sistematike ka arrestuar qytetarë në mënyrë arbitrare, në mënyrë sistematike ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Qytetari për politikën dhe gjyqësorin janë dëme kolaterale.

Mos harroni, pagat e gjykatësve dhe prokurorëve vazhdojnë të jenë deri 3300 Euro edhe në kohë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat