E dhimbshme ajo çfarë ndodhi në Malishevë: Brenda pak ditëve ndërruan jetë 7 ish-ushtarë të UÇK-së

Aktuale

E dhimbshme ajo çfarë ndodhi në Malishevë: Brenda pak ditëve ndërruan jetë 7 ish-ushtarë të UÇK-së

Nga: N. H Më: 22 gusht 2020 Në ora: 10:59
Ish-ushtarë të UÇK-së

Malisheva ditëve të fundit është tronditur me lajmet për humbjen e jetëve të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, humbje këto që kanë prekur zemrat e shqiptarëve kudo që janë në botë.

Në këtë komunë, brenda pak ditëve kanë humbur jetën shtatë ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Maliq Hotin, Hajrullah Mazrekun, Haxhi Krasniqin, Mehmet Gajrakun, Shpejtim Hazrollin, Mehmet Kastratin, dhe Sokol Krasniqin, të gjithë këta veteranë të UÇK-së.

Është ish-bashkëluftëtari i tyre, Dardan Krasniqi, që përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këta ishin shokët e tij të ditëve të vështira.

Ai mes të tjerave ka shkruar se Maliq Hotin, Hajrullah Mazrekun, Haxhi Krasniqin, Mehmet Gajrakun, Shpejtim Hazrollin, Mehmet Kastratin, dhe Sokol Krasniqin do t’i kujton përherë.

“Shokë të dashur të ditëve më të vështira, Malisheva; Do ju kujtojë përherë me lavdi e krenari❤️?? Maliq Hoti, Hajrullah Mazreku, Haxhi Krasniqi, Mehmet Gajraku, Shpejtim Hazrolli, Mehmet Kastrati, Sokol Krasniqi!”, shkruan ai në Facebook.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat