Djali i Shaban Sylës vret një person në Nekovc

Aktuale

Djali i Shaban Sylës vret një person në Nekovc

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 19:53
Shaban Syla

(E plotësuar) - Personi i vrarë në Nekovc të Drenasit është një 50 vjecar.

Burimet brenda policisë kanë thënë se i dyshuari L.Syla ka vrarë me armë automatike viktimën Q.Demiri.

Viktima ishte dërguar menjëherë drejt emergjencës mirëpo nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve.

Vrasjes dyshohet se i ka paraprirë një incident i mëhershëm.

Njësitet përkatëse të policisë ndodhën në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

***

Djali L.S, i të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, Shaban Sylës, sonte ka kryer një vrasje.

Indeksonline mëson nga burimet e saj se djalit i tij ka vrarë sonte një person ë fshatin Nekovc, të Drenasit.

Po ashtu, mësohet se i njëjti ka gjuajtur me kallash në drejtim të viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat