Shifra të frikshme me Covid-19 në Kosovë: 457 raste të vdekjes, ​8.346 u shëruan nga Covid-19, dhe 3.534 raste aktive

Aktuale

Shifra të frikshme me Covid-19 në Kosovë: 457 raste të vdekjes, ​8.346 u shëruan nga Covid-19, dhe 3.534 raste aktive

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, Numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat