Paralajmërohen zhvillime të nxehta për nëntor e dhjetor: Specialja mund të ngrit aktakuzë ndaj këtij zyrtari

Aktuale

Paralajmërohen zhvillime të nxehta për nëntor e dhjetor: Specialja mund të ngrit aktakuzë ndaj këtij zyrtari

Nga: A.Zh Më: 24 gusht 2020 Në ora: 09:48
Gjykata Speciale

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka paralajmëruar se muaji nëntor dhe dhjetor, do të jetë “i nxehtë” në sistemin prokurorial.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale mund të ngrit një aktakuzë ndaj një kryeprokurori në Kosovë, për pengim në administrimin e drejtësisë, përcjell Bota sot.

Miftaraj lajmin e ka dhënë në një postim në Facebook, sipas burimeve të pakonfirmuara brenda EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.

Ai ka theksuar se nëse marrëveshja PDK-LDK e vitit 2014 është në fuqi, në sistemin prokurorial, do të emërohen njerëz që iu shërbejnë këtyre dy partive.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Muaji nëntor dhe dhjetor do të jetë shumë i nxehtë në sistemin prokurorial.

1. Do të emërohen anëtarët e rinj të KPK-së.

2. Do të emërohet Kryesuesi i ri i KPK-së.

3. Do të emërohen një numër i madh i Kryeprokuroreve.

4. Ndaj një Kryeprokurori mund të ngritet aktakuzë në Gjykatën Speciale për pengim në administrimin e drejtësisë (burime të pakonfirmuara brenda misionit të Eulex dhe Gjykatës Speciale).

Nëse marrëveshja e vitit 2014 mes PDK dhe LDK ende është në fuqi për ndarjen e pozitave dhe vënien në këto pozita të personave që iu shërbejnë sikurse deri tani këtyre dy partive, procesi i emërimeve do të jetë pa ndonjë zhurmë, në mënyrë paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat