Raka: Në rënien e rasteve ndikuan shumë faktorë, shqetësues numri i vdekjeve

Aktuale

Raka: Në rënien e rasteve ndikuan shumë faktorë, shqetësues numri i vdekjeve

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 17:14
Raka

Javët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të shëruarve në vendin tonë. Në rezultatet e fundit të publikuara nga IKSHPK-ja janë konfirmuar 99 raste të reja e 152 pacientë të shëruar

Pas disa muajve në Kosovë numri i personave të rezultuar pozitiv me Covid-19 ka rënë nën 100. Për këtë shifër, mikrobiologu Lul Raka thotë se kanë ndikuar shumë faktor.

“Rreth çështjes së rasteve të reja kanë ndikuar disa faktorë që nga vendosja e maskave, higjiena, ditancimi, inspektimet më të shpeshta. Ky trend mund të vazhdoj. Ta presim shtatorin të shohim se si do të rrjedhin gjëra”, thotë Raka.

Megjithëkëtë Raka ka thënë se numri i vdekjeve vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.

“Lajm i mirë është lajmi për uljen e rasteve, por lajm i keq është numri i vdekjeve që po ndodhin brenda 24 orëve në Kosovë”, thotë Raka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat