Presidenti Thaçi falënderon Qeverinë e Shqipërisë për pritjen e qytetarëve nga Kosova pa pengesa në kohë të pandemisë

Aktuale

Presidenti Thaçi falënderon Qeverinë e Shqipërisë për pritjen e qytetarëve nga Kosova pa pengesa në kohë të pandemisë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 23:27
Rama dhe Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj personelit shëndetësor në Kosovë, për gatishmërinë e treguar në përballje me pandeminë COVID-19.

Thaçi po ashtu ka apeluar që të gjithë të kenë kujdes të shtuar ndaj virusit korona, ndërsa dhe në adresimin e tij të sontëm, ai u shpreh falënderues edhe ndaj qeverisë shqiptare.

”Uroj që kush ka gjetur kohë dhe ka pasur mundësi të pushoj pak në malet e Kosovës apo në detin e Shqipërisë, të jetë lehtësuar sadopak nga barra e madhe e këtij viti të vështirë që vazhdon me kërcënimin e virusit COVID-19”.

”Dua të falënderoj Shqipërinë, qeverinë shqiptare që në këtë sezon kaq të jashtëzakonshëm turistik, e trajtoi hapësirën e dy shteteve tona si një të vetme – duke mos krijuar asnjë pengesë për qytetarët e Kosovës në kufirin mes vendeve tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat