Thaçi publikon bukuritë e Breznës

Aktuale

Thaçi publikon bukuritë e Breznës

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 09:59
Breznë

Bukuritë e Breznës së Sharrit i ka zgjedhur presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi që t’i promovojë këtë të enjte.

Në fotografitë e publikuara nga i pari i vendit, nuk kishte si mos të ishte Liqeni i Breznës.

Thaçi ka shkruar se Liqeni i Breznës hijeshohet edhe më shumë nga natyra e bukur. E gjallërinë fshatit, po ia shtojnë banorët e vyeshëm që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore, kështu është shprehur Thaçi.

“Mirëmëngjesi me Breznën e bukur të Sharrit ️ Natyra e bukur e hijeshon edhe më shumë Liqenin e Breznës. Ndërsa, banorët e vyeshëm, që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore, i japin fshatit edhe më shumë gjallëri”, ka shkruar Thaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat