3.352 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

3.352 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve të reja.

Dje në vend janë konfirmuar 115 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 13 mijë e 215.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi edhe për 116 të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 9 mijë e 355.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 508 pacientë e kanë humbur jetën në betejën me virusin, ndërsa raste aktive janë edhe 3 mijë e 352.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat