Ambasadori Orlando takon ministrin Zemaj: Numrat e Covid-19 vazhdojnë të jenë shqetësues

Aktuale

Ambasadori Orlando takon ministrin Zemaj: Numrat e Covid-19 vazhdojnë të jenë shqetësues

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 13:53
Ambasadori Orlando

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando pas kthimit në Kosovë, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ku kanë rishikuar bashkëpunimin dhe veprimet e ardhshme të përbashkëta ndaj Koronavirusit.

Ai ka shkruar në Twitter se numrat i të infektuarve me Covid-19, vazhdojnë të jenë shqetësues.

“Përveç veprimeve të Qeverisë, roli i qytetarëve është thelbësor në ndalimin e përhapjes së virusit, shpëtimit të njerëzve dhe ekonomisë: vendosni maskën, mbani distancën, lani duart”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat