​Dalin pagat në Telekom, në sektorin publik ende jo

Aktuale

​Dalin pagat në Telekom, në sektorin publik ende jo

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Në Telekomin e Kosovës sot janë ekzekutua pagat për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie publike.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

Balaj ka thënë se pagat për rreth 2400 punëtorë janë sigurua nga të hyrat e Telekomit.

“Sot janë ekzekutua pagat e muajit gusht për të gjithë punëtorët e Telekomit të Kosovës. Këto mjete të pagave që janë 1.9 milion euro për paga për një muaj janë sigurua nga të hyrat e Telekomit”, thotë Balaj.

Pavarësisht, realizimit të pagave, Balaj thotë gjendja në këtë kompani është mjaft e vështirë, që sipas tij, në muajt në vijim do të ketë mjaft telashe në aspektin financiar.

Ndërsa, mësohet se ende nuk janë ekzekutuar pagat për sektorin publik, që janë mbi 80 mijë shërbyes civil në të gjitha institucionet shtetit.

Ndryshe, kriza në këtë ndërmarrje publike është thelluar tej mase veçmas pas ndërhyrjes së përmbaruesit të autorizuar nga kompania “Dardafon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat