Alarmi për Kosovën pas qeverisë pro-serbe në Mal të Zi/ Çfarë do të ndodh me demarkacionin dhe njohjen?

Aktuale

Alarmi për Kosovën pas qeverisë pro-serbe në Mal të Zi/ Çfarë do të ndodh me demarkacionin dhe njohjen?

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:42
Ilustrim

Opozita pro-serbe në Mal të Zi, do të jetë qeveria e re në atë shtet, pasi shqiptari Dritan Abazoviq iu bashkua atij koalicioni që i hap rrugë mbështetësve pro-serb të marrin frenat e qeverisë malazeze.

Menjëherë janë ngritur hipoteza se a do ta tërheq Mali i Zi njohjen e Kosovës, pasi pritet që qeveria atje të punojë ngushtë me Beogradin.

Një tjetër çështje është edhe demarkacioni Kosovë-Mal i Zi, për të cilin zbehet gjasat për rishikim, sipas marrëveshjes së dy presidentëve.

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se ky është një alarm kryesor për të gjithë, pasi çështja më e madhe dhe e rrezikshme tash është që Serbia e Rusia i futen dhe njëherë kthetrat në Mal të Zi.

Image
Rexhep Shahu

“Çështja më e madhe dhe e rrezikshme tash është që Serbia e Rusia i futen dhe njëherë kthetrat në Mal të Zi, kjo është alarm kryesor për të gjithë. Në emër të luftës kundër korrupsionit nganjëherë bëhen korrupsionit me të mëdha politike dhe transaksionet edhe me troje shtetesh. Korrupsioni me i rëndë është ai që vjedh apo jep rryshfet një zyrtar, por korrupsioni politik i shteteve. Nuk ka më të rëndë për Malin e zi, për Shqipëri e Kosovë sa të jetë Mali i zi në duar serbësh e rusesh, nen ndikimin e tyre”, tha Shahu.

Ai tutje mendon se sa i përket rishikimit të demarkacionit Kosovë - Mali i zi, më e zymtë dhe e dyshimtë nuk bëhet situata me këtë konfiguracion politik.

“E sa i përket rishikimit të demarkacionit Kosovë - Mali i zi, besoj se më e zymtë dhe e dyshimtë nuk bëhet situata me këtë konfiguracion politik. Politika e re nuk bëhet tani sipas premtimeve të politikës së vjetër në Mal të zi dhe ai premtim apo marrëveshje mes presidentesh nuk shpresoj të konsiderohet nga aktorët e tij. Edhe pse thuhet se janë grup shqiptarësh që vendosin ekuilibra por nuk besoj”, u shpreh Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat