Katër arsye pse Kosova do të jetë e hendikepuar në takimin e 4 shtatorit

Aktuale

Katër arsye pse Kosova do të jetë e hendikepuar në takimin e 4 shtatorit

Nga: A.Zh Më: 2 shtator 2020 Në ora: 07:39
Shtëpia e Bardhë

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se Kosova do të jetë e hendikepuar në takimin e 4 shtatorit në Washington.

Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga një kryeministër jolegjitim dhe se atij i mungon protagonisti i të gjitha bisedimeve dhe marrëveshjeve me Serbinë, presidenti Hashim Thaçi.

Sipas Loshit, derisa Serbia udhëhiqet nga një president me të kaluar kriminale, Kosovës i mungon presidenti, për shkak të aktakuzës për krime lufte. Ai ka theksuar se delegacioni i Kosovës përbëhet nga njerëzit me përvojë modeste në politikë dhe pa përvojë fare në biseda negociuese, përcjell Bota sot.

Postimi i Loshit në Facebook:

Në takimin e Washingtonit Kosova do të jetë e hendikepuar, së pakut për katër arsye:

E para, delegacioni serb udhëhiqet nga një presidenti legjitim dhe qeveria shumicë e tij që është plotësisht legale dhe legjitime. Delegacioni ynë drejtohet nga një kryeministër jolegjitim dhe nga qeveria e pakicës që nuk është qeveri legjitime. Kështu, qysh në prezantim ne tregojmë se kemi mungesë të kulturës politike dhe disrespekt ndaj sovranit. Kush mund t’i besojë një delegacioni që nuk e ka mbështetjen e popullit që përfaqëson?!

E dyta, delegacionit serb nuk i mungon askush i rëndësishëm në delegacion. Delegacionit tonë i mungon njeriu kryesor që deri tash ka qenë protagonist i të gjitha bisedimeve dhe marrëveshjeve me Serbinë, pra presidenti Hashim Thaçi.

E treta, delegacioni serb ka në krye një president që ka një të kaluar kriminale, apo të paktën një prapavijë politike fashiste e gjenocidale, por që ka arritur t’i imponohet botës si lider legjitim i dalë nga vota demokratike e popullit të vet. Delegacionit tonë i mungon presidenti, për shkakun se nga një prokuror i gjykatës speciale dyshohet për krime lufte! Kjo automatikisht shëmton fytyrën e delegacionit kosovar dhe dobëson pozicionin tonë. Pala serbe ka një argument shtesë për kërkesën e saj për një status më të avansuar politik të pakicës serbe në Kosovë, një status që mbron të gjallët!

E katërta, Delegacioni serb përbëhet nga zyrtarët me përvojë të gjatë në dialog me palën kosovare. Delegacioni ynë përbëhet nga njerëzit me përvojë modeste në politikë dhe pa përvojë fare në biseda negociuese. Një delegacion i tillë nuk merret seriozisht as nga Amerika dhe as nga Serbia, si palë tjetër negociuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat