A i dorëzoi Vuçiqit dokumentet për njohje të Kosovës? Grenell heq dilemat

Aktuale

A i dorëzoi Vuçiqit dokumentet për njohje të Kosovës? Grenell heq dilemat

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 18:48
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuçiq

I dërguari i Posaqëm i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka demantuar mediet serbe që raportuar se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i janë vënë mbi tavolinë letra për ta njohur Kosovën.

Blic.rs dhe B92 që raportuan duke aluduar në burimet e tyre diplomatike dhe gjithashtu deklaratat e ministrit serb lidhur me këtë çështje janë quajtur të pavërteta nga Grenell.

Ai ka reaguar shkurtimisht në Twitterin e tij, duke shkruar “Jo e vërtetë”.

Edhe ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat