Haradinaj-Stublla befason me deklaratën për koalicionin, e zbulon nëse po largohen nga Qeveria Hoti!

Aktuale

Haradinaj-Stublla befason me deklaratën për koalicionin, e zbulon nëse po largohen nga Qeveria Hoti!

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 20:54
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve Jashtme që vjen nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj në konferencën e përbashkët me Hotin pas marrëveshjes në Uashington ka thënë se do të vazhdojnë të jenë pjesë e koalicionit.

“Vet prezenca jonë këtu dhe përshëndetja e kryetarit Haradinaj, tregon se ne jo vetëm që do të jemi në koalicion por kemi dhënë edhe kontribut të konsiderueshëm në përmirësimin e kësaj marrëveshje, e sidomos në pikën e Ujmanit. Aty shohim se Kosova ka bërë zotime bilaterale me SHBA-në dhe jo trilaterale me Serbinë”, tha ajo.

“Kjo është një drejtim i ri dhe një perspektivë e re që i jepet shtetit të Kosovës sidomos në drejtim të zhvillimit ekonomik”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka bërë disa statusa në Facebook ku ka kundërshtuar që Kosova të bëjë marrëveshje me Serbinë për liqenin e Ujmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat