Vazhdon përplasja, Osmani i kundërpërgjigjet Grenellit

Aktuale

Vazhdon përplasja, Osmani i kundërpërgjigjet Grenellit

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 18:41
Vjosa Osmani dhe Richard Grenell

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, i cili në një postim të mëhershëm ia përmendi Osmanit ankesat e vazhdueshme të cilat ai i quajti “simbolikë”.

Osmani në Twitter i reagoi Grenellit duke i thënë se njohja reciproke nuk është simbolikë, por është njohje e një realiteti, veprim ky që siç u shpreh ajo SHBA-të ishin ndër të parat që e bënë.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti që SHBA-të ishin të parat ta bënin një gjë të tillë. Ta thërrasësh projektin tonë të përbashkët një “simbolikë”, minimozon investimet bipartizane të SHBA-ve në Kosovë”, ka shkruar ajo.

“Dhe jo, ne nuk luftuam me Serbinë për fjalë, mbiemra apo simbolika, por luftuam për liri, luftuam kundër gjenocidit. Dialogu i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohje reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çka premtuan”, ka shkruar ajo.

Osmani vazhdoi edhe më një postim të tretë, duke thënë se simbolika s’mund të krijojë vende pune, por se një gjë të tillë s’mund ta bëjnë siç u shpreh ajo “as politikanët e korruptuar”.

“Pajtohem. Simbolika nuk krijon vende pune. Por as politikanët e korruptuar në Kosovë s’mund ta bëjnë këtë, politikanët që kanë udhëhequr me shtetin dhe kanë shkatërruar ekonominë për 20 vite”, i është përgjigjur ajo Grenellit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat