​Hoti: Nuk gjeta harta as thika

Aktuale

​Hoti: Nuk gjeta harta as thika

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 19:53
Avdullah Hoti në nënshkrimin e marrëveshjes me Donald Trump, SHBA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se marrëveshja është i rëndësishëm dhe qëllimi final i tyre që mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, është marrëveshja përfundimtare e cila parash njohjen reciproke pa prekur integritetin territorial.

Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është historike dhe synohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që ShBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta sheh që është gabim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat