Të dyshuarve ose të akuzuarve në Speciale do t’u ofrohet ndihmë juridike

Aktuale

Të dyshuarve ose të akuzuarve në Speciale do t’u ofrohet ndihmë juridike

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 20:00
Gjykata Speciale

Një njoftim u lëshua nga Gjykata Speciale një ditë më parë. Kjo e fundit të enjten miratoi rregulloren për ndihmë juridike për personat e dyshuar apo të akuzuar të cilët janë të varfër.

Por barra për vërtetimin e varfërisë, bie mbi vetë subjektet e aktakuzës.

Por shpenzimet e të akuzuarve potencial në Speciale, mbulohen edhe nga vetë qeveria e Kosovës.

Kjo pasi që me 31 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës pati miratuar ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në Gjykatën Speciale.

Por ku qëndron dallimi mes rregullores së Gjykatës Speciale dhe ligjit të qeverisë së Kosovës për mbrojtjen juridike?

Të dyja këto janë përdorur deri tash nga të akuzuarit potencial në Gjykatën Speciale.

Deri më tani janë deponuar të paktën 3 aktakuza në Speciale nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat