Qeriqi: Në dosjet e Speciales shihet se ka pasur kontakte me zyrtarë serbë

Aktuale

Qeriqi: Në dosjet e Speciales shihet se ka pasur kontakte me zyrtarë serbë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 18:19
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se është habitur kur ka parë lajmin se në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë shkuar dosje të Gjykatës Speciale.

“Ka qenë e habitshme se si kanë rrjedhur këto dokumentacione nga një gjykatë ndërkombëtare. Më e habitshme ka qenë se si janë mbajtur kontaktet me ish zyrtarë dhe prokurorë serbë. Me vetë faktin që e dimë dhe jemi dëshmitarë se një pjesë e madhe e tyre kanë kryer krime në Kosovë”.

“Gjykata ndërkombëtare ka kontaktuar njerëzit e kohës e Millosheviqit të kërkojë informacione për luftëtarët e UÇK-së është skandal shumë i madh. Kjo gjykatë është dashur të merret me krimet e kryera në Kosovë dhe kjo nuk ka ndodhur”, është shprehur Qeriqi.

“Janë marrë me ish ushtarët e UÇK-së dhe duke i gjykuar padrejtësisht. Si ka ardhur pakoja nuk kam informacione por po duket se ka dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale”.

Sipas tij rrjedhja e këtyre dokumenteve tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar nga Serbia.

“Po bindemi se kjo gjykatë është e ndikuar nga Serbia dhe dëshmitë që i ka marrë janë vetëm për ta njollosur luftën e pastër e UÇK-së. Kjo gjykatë është politike dhe skandaloze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat