​‘Kosova është me fat që ka një mik si Britania e Madhe’

Aktuale

​‘Kosova është me fat që ka një mik si Britania e Madhe’

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 19:40
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nick Abbot.

Ai me këtë rast ka falënderuar diplomatin britanik për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania e Madhe për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

“Biseduam për të gjitha temat që sot e rrethojnë Kosovën, për bisedimet, sigurinë, per krizën me pandeminë, zhvillimin ekonomik e social dhe për tema të tjera. Kosova është me fat që ka një vend të tille mik dhe mbështetës”, shkruan Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat