Rugova godet Vjosa Osmanin: Për keqardhje që një intelektuale të bëhet pjesë e falangave të kuqe

Aktuale

Rugova godet Vjosa Osmanin: Për keqardhje që një intelektuale të bëhet pjesë e falangave të kuqe

Nga: G.B Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:09
Naser Rugova

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kalimi i saj në taborin e VV-së është përgjigja në pyetjen se pse ai nuk ka besuar në të tash e disa muaj, përcjell Bota sot.

Rugova ka thënë se është për keqardhje se si një intelektuale si ajo të bëhet pjesë e falangave të kuqe, derisa Albin Kurtin e ka krahasuar me Enver Hoxhën, e për ngritjen e tij thotë se është fajtor Hashim Thaçi me shokë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kalimi i saj haptazi në taborin e VV është edhe përgjigja ime në pyetjen pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmani. Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e falangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore. Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK do t'i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat