Limaj takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend

Aktuale

Limaj takon shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 13:44
Fatmir Limaj, Lars-Gunnar Wigemark

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë dhe forcimin e sundimit të rendit e ligjit në Kosovë.

Me këtë rast kreu i Nismës vlerësoi kontributin e EULEX-it jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.

Ai theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdoj të ndihmoj edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, veçanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark, u zotua se se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat