Veliu pranoi donacion nga Ambasada e SHBA-ve

Aktuale

Veliu pranoi donacion nga Ambasada e SHBA-ve

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 15:05
Foto nga takimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka transferuar automjetet dhe pajisjet e tjera të përdorura (USDOJ-ICITAP) tek agjencitë ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky donacion i ShBA-ve u bë e ditur gjatë një takimi që pati sot ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu me Kimberly Riffe, atashe e ICITAP-it dhe Shaën Ëaddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan se transferimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të tjera në MPB është ndihmesë për përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës, duke mundësuar përfundimin më efikas të punëve të përditshme.

Ministri Veliu ka falënderuar ambasadën e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit duke biseduar edhe çështjet e tjera me rëndësi për punën dhe menaxhimin e suksesshëm të MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat