​Limaj kujton sulmet e 11 shtatorit në ShBA, thotë se ishin sulm mbi vlerat e shenjta të lirisë

Aktuale

​Limaj kujton sulmet e 11 shtatorit në ShBA, thotë se ishin sulm mbi vlerat e shenjta të lirisë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:30
Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në ShBA.

Limaj thotë se sot e gjithë bota e qytetëruar përkujton 19 vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA ku humbën jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.

“Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ishin sulme mbi vlerat vlerat e shenjta të lirisë dhe demokracisë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës thotë se vendi ynë është rreshtuar krah ShBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor në luftën kundër terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat