​Veseli tregon a po bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Aktuale

​Veseli tregon a po bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 21:58
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e qeverisë Hoti, ndërsa ka akuzuar rënd edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Veseli ka thënë se nuk do të bëhen riparues të askujt, ndërsa ka thënë se edhe qasja e VV-së, nuk është e sinqertë.

“Ne jemi opozitë, nuk e di çka po na lodhin. Edhe VV-ja me ato mbledhje të nënshkrimeve nuk është serioze, por është manipuluese.

Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj qeverie, s’do të jemi riparues i askujt. VV-ja nuk do të mund të na mposht neve në opozitë. Ajo po manipulon me çështjen e mocionit, sepse nuk janë votat”, ka thënë Veseli në Kanal 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat