Pas shifrave të fundit, Zemaj aludon se Kosova po e menaxhon pandeminë më mirë se shtetet e rajonit

Aktuale

Pas shifrave të fundit, Zemaj aludon se Kosova po e menaxhon pandeminë më mirë se shtetet e rajonit

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 19:19
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po konsideron se Kosova është duke e menaxhuar më mirë se vendet e rajonit pandeminë e koronavirusit.

Në Facebook, Zemaj ka publikuar bilancet e të infektuarve dhe viktimave në 24 orët e fundit në vendet e rajonit, duke i krahasuar me ato të Kosovës.

Zemaj në këtë formë ka aluduar se Kosova po është në situatë më të mirë dhe po e menaxhon më mirë krizën e COVID-19.

“Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, gjithçka është e mundur! Ne vazhdojmë!”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, sot në Kosovë janë shënuar 70 raste të reja me COVID-19 dhe tre viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat