Likaj: Mësimi fillon nesër, Inspektorati i arsimit do të jetë në terren

Aktuale

Likaj: Mësimi fillon nesër, Inspektorati i arsimit do të jetë në terren

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 10:58

(E plotësuar) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka numëruar angazhimet që ka bërë kjo ministri dhe institucionet tjera arsimore e shëndetësore, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollorë.

Ai në një konferencë për media, e vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet.

“MASh sipas planit të detajuar në master plan, ka paraparë një shumë të konsiderueshme monetare për financimin e shpenzimeve të komunave. Në kuadër të këtyre shpenzimeve bëjnë pjesë mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia. Këto mjete do t’i ndahen javën që vjen komunave proporcionalisht bazuar në numrin te nxënësve. Të gjithë pjesëmarrësin në shkollë janë të obliguar të bartin maska, MASh-t ka shpërndarë rreth një gjysmë milioni maska në të gjitha shkollat në territorin e Kosovës. Në rast nevoje është paraparë angazhimi me normë plotësuese i rreth 1000 mësimdhënësve për 9 muaj, treqind mësimdhënës në gjendje të renduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknik etj”, tha ai.

Ministri pati edhe një kërkesë për prindërit e nxënësit.

“Prindër dhe mësimdhënës, jemi të vetëdijshëm për rrethanat që kemi kaluar dhe po kalojmë, është shumë me rëndësi kontributi juaj në rritjen e vetëdijes së nxënësve për rëndësinë e higjienës dhe kujdesit brenda dhe jashtë arsimore. E vetmja mënyrë për të luftuar përhapjen e virusit Covid-19 është prishja e ciklit të transmetimit të tij, duke respektuar me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe udhëzuesi i përgjithshëm MASh”, tha ai.

Likaj ka thënë se ora e parë e mësimit do t’i kushtohet pandemisë.

Ndërsa, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar për masat që janë ndërmarrë për mbretje nga virusi, si dhe masat që do të ndermirën në rast se nuk respektohet udhëzuesi dhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19.

Zemaj tha se të gjitha masat janë marrë më bashkëpunim me të gjitha organet kompetente që janë për mbrojte nga pandemia Covid-19, duke shtuar se javën e ardhshme, do të vëzhgojnë se si po ecën puna në të gjitha shkollat e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se lufta që i është bërë pandemisë ka sjellur rezultate të mira, dhe prapë nuk do të ndalen sepse virusi është ende prezent.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka folur për masat anti-Covid në institucionet shkollore.

Ramadani ka thënë se me angazhimin e institutit, Kosova është vendi më i sigurti në rajon dhe për këtë ka edhe fakte. Ai thotë se gjitha shkollat do të hapen falë përgatitjeve të parakushteve në detaje që i kanë bërë.

Sipas tij, është top prioritet shëndeti i fëmijëve dhe çdo rast që raportohet nga taskforca e shkollës, instituti kombëtar pa humbur kohë do të merret me atë rast.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka lutur mësimdhënësit që të raportojnë për çdo rast në mënyrë që ato raste të evidentohen sa me lehtë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. 

****

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) është e gatshme që nesër e hëne të fillojë procesi mësimor.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i cili fillimisht ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Likaj ka thënë se vendimi për hapjen e shkollave ka qenë më i vështiri në karrierën e tij.

Ai ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet si dhe janë pastruar të gjitha shkollat.

“I uroj të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor. Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor ka qenë më i vështiri në karrierën time. Vendimi për hapjen e tyre është i rëndësishëm edhe i mirëpritur. MASH tash e disa muaj ka bërë përgatitjet e mundshme. Janë pastruar shkollat dhe janë vendosur udhëzimet se si të sillemi në shkolla, është përgatitur master-plani i cili është miratuar me një vendim të posaçëm me buxhet shtesë prej 12,5 milionë euro. Secili institucion arsimor e ka krijuar task-forcën e vet. Janë shpërndarë tekste mësimor për të gjithë nxënësit, po ashtu janë trajnuar edhe mësimdhënësit”, tha Likaj.

Po ashtu ai ka thënë se edhe inspektorati i arsimit gjatë gjithë kohës do të jetë në teren për të vlerësuar situatën në shkolla.

Ai ka pohuar se MASH ka ndarë mbi gjysmë milioni maska në shkollat e Kosovës.

“Inspektorati arsimit ka organizuar vizita në teren për të vlerësuar gjendjen në shkolla dhe pa paralajmërime. Ora e parë do ti kushtohet pandemisë dhe një orë në javë ti kushtohet pandemisë. Të gjithë pjesëmarrësit në shkolla janë të obliguar të bartin maska dhe MASH ka shpërndarë mbi gjysmë milion maska. 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore do të jenë në pushim”, tha ai.

***

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) organizon konferencë për media me rastin e fillimit të vitit shkollor 2020/2021 në kushte pandemie.

Pjesëmarrës në konferencë janë:

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani

Kryesuesi i Kolegjiumit të DKA-ve, Besim Avdimetaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat