Haxhiu reagon pas uljes së dënimit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj, këto janë fjalët e saj

Aktuale

Haxhiu reagon pas uljes së dënimit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj, këto janë fjalët e saj

Nga: M.H Më: 14 shtator 2020 Në ora: 11:03
Albulena Haxhiu

Orë më parë është mbajtur seanca për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj i cili vrau gruan dhe vajzene  tij.  

Trupi gjykues me kryetar Gëzim Pozhegun e ka dënuar atë me 24 vjet e 6 muaj burgim, duke ia ulur dënimin të akuzuarit.

Në lidhje me këtë ulje të dënimit ka reaguar deputeja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu duke u shprehur e shokuar, transmeton "Bota sot".

Haxhiu thotë që ku aktgjykim është padrejtësia e radhës e grave duke iu jepur hapësirë veprimeve kriminale.

Postimi i plotë

Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!

Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institicionet e drejtësisë.

Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!

Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat