Hoti uron fillimin e vitit shkollor: Uroj për dije dhe shëndet të mirë

Aktuale

Hoti uron fillimin e vitit shkollor: Uroj për dije dhe shëndet të mirë

Nga: M.H Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:37
Avdullah Hoti

Sot ka filluar viti i ri shkollor për fëmijët pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë fëmijët duke u shprehur që fillimi i vitit shkollor është një emocion i rrallë, transmeton "Bota sot".

Hoti më tej thotë që ky vitë shkollor për shkak të gjendjes së krijuar do të kërkoj më shumë kujdes si nga fëmijët ashtu edhe nga prindërit e mësimdhënësit.

Postimi i plotë

Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë,

Urime fillimin e vitit të ri shkollor!

Fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërkaq dita e parë e shkollës për fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, bashkë me shokët e shoqet e reja, ku përballë do të kenë mësuesit e tyre, mbetet emocion i rrallë dhe i papërsëritshëm.
Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi, dhe krejt çka duhet të bëjmë ne si prindër, arsimtarët dhe fëmijët tanë është t’i respektojmë masat kundër COVID-19, pasi që vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin.

Uroj për dije dhe shëndet të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat