Shkojnë për t’i mësuar respektimin e masave, por ministri me “dosta” shkelin ligjin

Aktuale

Shkojnë për t’i mësuar respektimin e masave, por ministri me “dosta” shkelin ligjin

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:55
Shkojnë për t’i mësuar respektimin e masave, por ministri me “dosta” shkelin ligjin

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj është shprehur se maska, distanca dhe higjiena, janë tri rregullat themelore që na ndihmojnë të mbajmë hapur shkollat dhe fëmijët të arsimohen dhe edukohen në shkollë.

Por ai vet nuk i ka zbatuar këto rekomandime gjatë vizitës në një shkollë në ditën e parë të fillimit të mësimit.

Ai me një delegacion të madh në përbërje të cilit kanë qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe disa perosna të tjerë kanë hyrë në një, duke i rrezikuar të vegjlit.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë se është emocion i veçantë të shohësh më të vegjlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore.

“Ministria e Arsimit, bashkë me institucionet e tjera relevante, do të jetë gjithmonë afër institucioneve shkollore për ta menaxhuar sa më mirë procesin mësimor, por bashkëpunimi i të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, është i një rëndësie të veçantë”, u shpreh Likaj përmes Facebook.

Sot pas gjashtë muajve nxënësit janë kthyer në bankat e shkollës.

Kosova ka mbyllur institucionet arsimore në muajin mars, kur u paraqitën edhe rastet e para me coronavirus. Mësimi më pas është zhvilluar përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik

Kujtojmë që për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë mashash me qëllim të parandalimit të përhapjes së oronavirusit të ri (COVID-19.

Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që sipas parimit të reciprocitetit, të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, gjatë hyrjes në territorin e Kosovës duhet të dëshmojnë se kenë test negativ RT-PCR për COVID-19.

Të gjithë banorët e Republikës së Kosovës obligohen t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë vendbanimeve të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë vendbanimeve të tyre, ndërsa institucionet punëdhënëse obligohen të krijojnë kushte që në mjedise pune kjo distancë të aplikohet.

Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në hapësirat publikë, ndërsa ndalohen edhe të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

Ndalohen gjithashtu edhe veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale.

Gjithashtu ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat