Lutfi Haziri befason me deklaratën për Vjosa Osmanin, zbulon detaje si u shkarkua ish-nënkryetarja e LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri befason me deklaratën për Vjosa Osmanin, zbulon detaje si u shkarkua ish-nënkryetarja e LDK-së

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 20:37
Lutfi Haziri

Ai tha se këto ditë janë të vështira për Kosovën sepse përveç pandemisë, Kosova është në agjenda ndërkombëtare për dialogun e vizat.

Haziri tha se e sheh Vjosa Osmanin si pjesë të LDK-së ende, ajo po rri në poztën e kryetares së kuvendit, kjo nuk është dhuratë sipas tij por pozitë e fituar në zgjedhje.

Lutfi Haziri tha se ka punuar bashkë me Osmanin në zgjedhjet e 6 tetorit, duhet një përpjekje edhe nga ne për me i diskutu dallimet e vogla me Osmanin.

Në një familje politike nuk ka dallime të mëdha, ka dallime të vogla dhe ego, e di se largimi nga pozita e nënkryetares së LDK-së ka qenë e dhimbshme, tha Haziri.

Isa Mustafa ka thënë se mendimet ndryshe janë vlerë e LDK-së, por kapasur lutje për sjellje me lojalitet ndaj shumicës, tha Haziri.

Ka pasur palajmërim për shkarimin e Osmanit, por nuk ka qenë e pritur nga unë, tha Haziri, se a ka qenë koha nuk e di deklaroi ai.

Votimi është bërë online tha Haziri, dhe secili ka pasur të drejtë të dërgojë opinione me email, Haziri tha se ka votuar kundër shkarkimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat