LDK ngushëllon familjen Mikullovci: Ademi do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja

Aktuale

LDK ngushëllon familjen Mikullovci: Ademi do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:07
Adem Mikullovci

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi për aktorin dhe ish-deputetin, Adem Mikullovci, i cili vdiq sot në moshën 81 vjeçare.

Mustafa u shpreh se ika e tij do të lërë një zbrastirë të madhe për artin, kulturën dhe politikën e Kosovës.

“Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta dhe nga ne e aktorit tonë të madh, Adem Mikullovci. Adem Mikullovci la pas vetes veprën e tij të pashlyeshme që do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja. Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të tij do të mbesin gjurmë për artin dhe të gjithë artistët e rinj. Ndarja e Mikullovcit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe gjithë komunitetin artistik dhe më gjerë. Ikja e tij do të lërë një zbrastirë të madhe për artin, kulturën dhe politikën e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të artistit, Adem Mikullovci!”, thuhet në telegarim e dërguar nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat