Zemaj: Situata epidemiologjike e qëndrueshme por nuk duhet të relaksohemi

Aktuale

Zemaj: Situata epidemiologjike e qëndrueshme por nuk duhet të relaksohemi

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 20:29
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me drejtorin e IKSHPK-së,Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Lul Raka dhe Visar Berisha nga zyra e kryeministrit.

Zemaj bën të ditur se tani për tani situata me Covid 19 është e qëndrueshme por sipas tij puna duhet të vazhdojë pa u relaksuar.

“Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19” shkruan Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdoj dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

Në takim pune që zhvillove gjatë pasdites se sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t’i ndëmarim në ditët në vijim sa i përket masave të reja.

Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.

Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash.

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat