Qeveria Hoti, e dyta nga numri i zëvendministrave në 13 vjetët e fundit

Aktuale

Qeveria Hoti, e dyta nga numri i zëvendministrave në 13 vjetët e fundit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:06
Qeveria e Kosovës

Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi, teksa ky ekzekutiv ka numrin e dytë më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit.

Kështu po vlerëson Grupi për Studime, Juridike dhe Politike në raportin për 100 ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë Hoti.

Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha Loxha, tha se përkundër faktit që LDK-ja në fushatë zgjedhore pati premtuar një qeveri të vogël me 12 ministri, e njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave.

“Me emërimin e 46 zëvendësministrave ne vlerësojmë se është qeveria e dytë me numrin më të madh në 13 vitet e fundit në Kosovë. Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të madhe gjinore, në 16 ministri ka vetëm 3 ministre dhe zëvendësministre vetëm 8”, tha Loxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat