Fetah Rudi mposht koronavirusin, tregon vështirësitë përgjatë 21 ditëve - Bota Sot
Fetah Rudi mposht koronavirusin, tregon vështirësitë përgjatë 21 ditëve

Aktuale

Fetah Rudi mposht koronavirusin, tregon vështirësitë përgjatë 21 ditëve

Nga: G.B Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:53
Fetah Rudi

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, është shëruar nga koronavirusi, pas 21 ditësh, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se është liruar nga spitali, duke treguar se ka kaluar shumë ditë e net pa gjumë, me frymëmarrje të vështirësuar e kollitje të madhe.

Rudi ka thënë se ka menduar se nuk do t’ia dalë, por që falë Zoti e mjekëve e kaloi këtë sfidë.

Ai ka falënderuar mjekët për kujdesin, kryetarin Mustafa, Vjosa Osmanin, Ramush Haradinajn e të gjithë ata që i janë gjendur pranë.

Postimi i tij i plotë:

Pas 21 ditësh në përballje me Covid19, prej të cilave 16 në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga Covid19.

Shumë ditë e net pa gjumë, me frymëmarrje të vështirësuar, e me një kollitje të madhe. Ishin këto ditë e net të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t'ia dal. Por, falë Zotit dhe mjekëve, edhe këtë sfidë e tejkalova.

Falënderoj kryetarin Mustafa, kryeparalamentaren Osmani, ish kryeministrin Haradinaj, Kryetarë e Nënkryetarë komunash, kolegë deputetë, Ministra, zv. Ministra, shokë e dashamirë, që në mënyra të ndryshme më jeni gjendur pranë.

Falënderoj gjithë stafin e Klinikës Infektive për kujdesin e madh të treguar jo vetëm ndaj meje, por ndaj të gjithë pacientëve të shtruar në Klinikë.

Falënderoj Doktor Valbonin, Dr. Linda, Prof, Dr. Sali Ahmetin, Dr. Muratin, Dr. Hatigje, Dr. Izetin, Dr. Flamurin, Dr. Artanin, Dr. Shkelqimin, Dr. Milazimin, Dr. Drilonin, të cilët kanë treguar një kujdes të veçante ndaj meje, pa ndihmën e të cilëve nuk do të isha sot këtu.

Tashmë kur edhe kjo sfidë kaloi, u bëj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të kujdesen për vete dhe t'i respektojnë rekomandimet nga institucionet shtetërore, në mënyrë që asnjëri nga ta, mos ta kalojë këtë rrugë që e kalova unë. Vendoseni maskat, mbani higjienën dhe distancën sociale. Vetëm kështu dalim fitimtarë. Faleminderit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat