Sali Berisha: Me Ibrahim Rugovën kam pasë raporte të shkëlqyera

Aktuale

Sali Berisha: Me Ibrahim Rugovën kam pasë raporte të shkëlqyera

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 21:59
Sali Berisha me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mohuar se me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, i kishte ftohur marrëdhëniet.

Berisha ka theksuar se përkundrazi, me Rugovën ka pasë marrëdhënie shumë të mira.

“Të gjithë politikanët në Kosovë i respektoj, sepse ky është detyrim për mua. Me Rugovën, kam pasë marrëdhëniet më të shkëlqyera që mund të ketë pasë dikush. Ka qenë vetëm një moment, të cilin e kam shpjeguar me dhjetëra herë, kur unë kam qenë për një radikalizim më të madh të situatës”.

Berisha ka thënë që e gjithë diplomacia shqiptare ka qenë absulotisht në dispozicion të Kosovës.

“Jam takuar me të si me një vëlla timin, në të gjithë konferencat ndërkombëtare. Ky është një trillim dhe shpifje e atyre që e vunë Rugovën në listën e vdekjes, dhe ekzekutimit. Pastaj, e përdorën Rugovën pas vdekjes, pse nuk i thanë për së gjalli këto..”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat