15 komuna të Kosovës shënuan raste të reja me koronavirus

Aktuale

15 komuna të Kosovës shënuan raste të reja me koronavirus

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 43 raste të reja me koronavirus.

Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja janë nga 15 komuna të ndryshme të vendit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat