​Përbërja e delegacionit në Uashington përplas PDK-në me Hotin

Aktuale

​Përbërja e delegacionit në Uashington përplas PDK-në me Hotin

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:56
Pamje nga takimi i Washingtonit

Numri i delegacionit të Kosovës në Uashington është bërë shkak i diskutimit mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetit të PDK-së, Memli Krasnqi.

Ky i fundit në seancën e sotëm plenare e akuzoi Hotin se ka lënë shije të keqe delegacioni i madh kosovarë në Uashington, por kryeministri tha se qeveria paraprake ka pasur 48 persona në takimet e Brukselit.

Krasniqi: Ju keni shkuar me gjysmën e kabinetit, çka ka lyp Dritoni në Uashington

“Ju keni shkuar me gjysmën e kabinetit, është shumë problem çka kanë lypur ata aty. As në takim nuk i keni pasur. Ju në takim nuk e keni pas, qe Dritoni pse ka ardhur ky. Në Shtëpi të Bardhë nuk ka mundur me hy në takim. E keni pas Nismën e keni pas Aleancën , vet plus zotëri Hyseni. Shija u kanë e keqe”, tha ai.

Kryeministri Hoti këtë veprim e arsyetoi, derisa edhe tha se qeveritë e mëhershme kanë shkuar të takime me dyfishin e zyrtarëve.

Hoti: Në delegacionet paraprake kanë qenë 48 persona

“Delegacionet Memli në qeverinë paraprake tash i morra informatat kanë qenë 48 persona. Në Uashington ka qenë delegacioni 8 persona. Secili nëdelegacion ka pasur rolin e vet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat